Ministrja Hajdari sqaron si ndodhi aksidenti, insiston se vajza iu përplas në veturë

Aktuale

Ministrja Hajdari sqaron si ndodhi aksidenti, insiston se vajza iu përplas në veturë

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 22:56
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka folur edhe një herë për aksidentin e komunikacionit, ku kishte mbetur i lënduar një fëmijë. Ajo ka thënë se rasti është ende në shqyrtim nga organet komptetente.

Ministrja e ka sqaruar tërë rastin dhe ka thënë se ishte vajza e mitur ajo që ishte përplasur në derën e saj të veturës. Ajo ka thënë se aksidenti i ka shkaktuar shqetësim të madh.

“Atë ditë isha duke u kthyer në shtëpi në banesën time, dhe në parkim, gjersa isha duke u parkuar, ekziston një kamerë te marketi Meridian, e cila ka incizuar të gjithë situatën çka ka ndodhur. Unë u akuzova që po fsheh aksidentin, s’e kam ditur që duhet ta informoj opozitën, por policinë që ka ndodhur një aksident. Shkova pas vajzës që të shoh çka ka ndodhur, kemi komunikuar me nënën e saj, kemi thirrur policinë”, ka thënë ajo.

Ministrja është shprehur e sigurt se nuk ishte duke lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar.

“Nuk ishte një shpejtësi e lartë përderisa isha në lagje. Nuk e kam tejkaluar shpejtësinë, jam shumë e sigurt. Nuk besoj që ka qenë 30km/, sepse ka qenë një ditë me shi. Po, unë jam konsultuar, se a është termi përplasje, kur vjen në vrapim, sepse fëmija nuk kaqenë përballë veturës, por është përplasur në derën e veturës. Fëmija s’e ka vërejtur makinën time në ardhje. Unë nuk kam shku te fëmija, fëmija ka ardhë në derë. Ka qenë një shqetësim shumë i madh për mua. E kam përjetuar tepër rëndë. Në atë moment nuk e di çfarë ka ndodh, unë kam menduar që ka ndodhur edhe diçka më keq. E kam lënë motrën me nevoja të veçanta në veturë dhe kam vrapuar pas fëmijës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat