Gashi reagon pasi opozita nuk e votoi Byronë: Miza nën kapuç djeg, ja kush duhet të verifikohet së pari

Aktuale

Gashi reagon pasi opozita nuk e votoi Byronë: Miza nën kapuç djeg, ja kush duhet të verifikohet së pari

Nga: A.ZH Më: 14 korrik 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Opinionisti Hysni Gashi, ka reaguar pas votimit të Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka thënë se është mirë që u votua kjo Byro, mirëpo ka hedhur kritika ndaj partive opozitare, që nuk e votuan, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij, dërguar në “Bota sot”:

“Miza nën kapuç djeg”

Sot, në lexim të parë është votuar në Kuvend, Byroja për prejardhjen e pasurisë të jashtëligjshme. Mirëpo partitë opozitare nuk e votuan atë.

Ndonëse sipas tyre se Byroja për konfiskimin e pasurisë, është e jashtëligjshme dhe është kundër Kushtetutës.

Atëherë pasuria në mënyrë të jashtëligjshme a është kundër Kushtetutës? Dhe nëse janë të pastër me pasurinë e tyre pse vallë po frikësohen nuk e votuan atë? Pra kjo po më shtyn me dyshu edhe më shumë të ta!

Si qytetar i këtij vendi, mendoj se Byroja për verifikimin e pasurisë, është mirë që u votua dhe do të doja se fillimisht të fillojë te pozita e pastaj te opozita dhe grupe të afërta me pushtetet, të cilët përfituan ne mënyrë korruptive të jashtëligjshme nga kurrizi i varfër i qytetarit.

Me ç’rast kjo Byro të jetë për të gjithë njëjtë pa dallim partie e grupe dhe etnie. Prandaj, ata që e kanë mizën nën kapuç edhe mund t’i djeg “kungulli mbi ujë nuk qëndron gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat