Alarmon Naim Miftari/ Paralajmëron sulme terroriste në veri me pasoja fatale

Aktuale

Alarmon Naim Miftari/ Paralajmëron sulme terroriste në veri me pasoja fatale

Nga: N. Sh. Më: 18 korrik 2022 Në ora: 17:16
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar sulme në veri të vendit.

Miftari përmes një postimi në facebook, thotë se këto sulme do të jenë teroriste me pasoja fatale.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të shtojë sigurinë në veri.

Ai shprehet se këto sulme do të bëhen me urdhra të Beogradit dhe Moskës.

Postimi i plotë:

Policia e Kosoves ta shtoj kujdesin e sigurisë në veriun e Kosovës, munden të jenë cak i ndonjē sulmi terrorist me pasoja fatale, pasi policia e Kosovës ka marr kontrollin dhe po zbaton ligjin kushtetus të Kosovës, po lufton krimin e organizuar, kontrobandën, kalimet ilegale...!

Nuk kam fare dyshim se a do të ndodhin por në pytja është vetëm kur do të ndodhin sulmet terroriste  ndaj policisë tonë!

Këto sulme do të bëhen me urdhra nga Beogradi besoj të shtyr edhe nga Moska zyrtare që përmes Listes Serbe pastaj do të tentohet të luajnë rolin e viktimes, siç e kanë shprehi serbët gënjeshtrën dhe siç dinë ta luajnë mirë, pastaj rolin e viktimës sidomos kur kanë pretendime politike dhe territoriale ndaj dikujt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat