Mos shkuarja e Kurtit në Hagë, zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri ka zhvilluar bisedë virtuale

Aktuale

Mos shkuarja e Kurtit në Hagë, zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri ka zhvilluar bisedë virtuale

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 21:47
Gjykata Speciale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë metoda të ndryshme sa i përket interesimit për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kryeziu është pyetur lidhur me mungesën e një vizite të kryeministrit Kurti në Hagë.

Ai ka thënë se Kurti e ka shprehur interesimin e tij përmes një bisede virtuale që e ka pasur me mbrojtjen e të akuzuarve.

“Kryeministri Kurti ka pasur një bisedë virtuale me mbrojtjen e të akuzuarve atje. Kjo ka qenë forma të cilën kryeministri Kurti e ka përzgjedhur për të shprehur interesimin e tij me atë që po ndodhë atje. Në anën tjetër, ju e dini që kryeparlamentari ynë i ka vizituar, në kuadër të një arsyeshmërie fort logjike, si kreu i Kuvendit, pasi Gjykata Speciale është si rezultat i Kuvendit dhe ai ka dhënë një intervistë pas vizitës së tij dhe i ka dhënë përshtypjet dhe vlerësimit”, ka thënë ai.

Kryeziu tutje ka shtuar se nuk e di se kur mund të zhvillohet një vizitë e Kurtit në Hagë

Nuk mund ta them tani, nuk e di saktësisht, por ajo që është e rëndësishme të thuhet është që si kryetari, si kryeministri, ka zgjedhur metodat e tyre të interesimit, me atë që po ndodhë me Gjykatën Speciale, por ju mendoj se e dini cili ka qenë qëndrimi ynë si LVV për këtë gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat