OVL e UÇK-së në Lipjan: Dyshojmë se materialin mund ta ketë marrë dikush dhe ta ketë çuar në Hagë

Aktuale

OVL e UÇK-së në Lipjan: Dyshojmë se materialin mund ta ketë marrë dikush dhe ta ketë çuar në Hagë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 00:15
Ali Mejzinolli

Shtëpiza e kompjuterit e cila u vodh nga zyrja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Lipjan, u rikthye sot në zyre nga policia.

Me këtë rast personi me incialet D.U i cili dyshohet për këtë rast.

Veçse sipas kryetarit të OVL UÇK-së në Lipjan Ali Mejzinolli, shtëpiza u kthye e zbrazuar dhe pa materialet e nevojshme që kishte kjo zyrë.

Mejzinolli tha se dyshon se materali i marrë mund të jetë dërguar në Gjykatën Speciale.

“Dëshiroj të mos e mendoj që personi i dyshuar të mos ta ketë marrë materialin dhe ta ketë bartur aty ku ne nuk dëshirojmë. Po mendoj se mos e ka marrë materialin dhe e ka dërguar në qarqe tjera, ta zëmë tash është aktuale Gjykata Speciale në Hagë” – tha Mejzinolli.

Mejzinolli tha se nuk kanë asgjë për të fshehur brenda zyrës së veteranëve.

“Jo, se kemi atë frikë. E kam thënë edhe më herët se nuk kemi pasur material për të fshehur nga dikush – theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat