Blerim Latifi me kritika për pushtetarët: Shtet i çuditshëm, u ka humbur rruga në oborr!

Aktuale

Blerim Latifi me kritika për pushtetarët: Shtet i çuditshëm, u ka humbur rruga në oborr!

Nga: A.ZH Më: 22 korrik 2022 Në ora: 15:29
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi, ka thënë se politikës në Kosovë, i ka humbur rruga në oborr.

Teksa ka komentuar reagimet për rezolutën që Shqipëria e miratoi kundër raportit të Dick Martyt, Latifi ka thënë se Kosovën po i “vjen mërzi kur Shqipëria po bën diçka për ne”, përcjell Bota sot.

“Ne jemi ba një shtet i çuditshëm. Askush ma nuk mundet me na ra në fije. Me u çu Shqipëria me fol për ne, i çojmë hundët, pse foli. Mos me fol, pse nuk foli.

Në njërën anë nuk jemi në gjendje me ba kurgjo t'hajrit për veten, e në anën tjetër na vjen mërzi kur Shqipëria bën diçka për ne. Kjo është politikë infantilësh, që u ka humbë rruga në oborr”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

Sot presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, meqë siç tha ajo, qëndrimi i Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së është i përditshëm./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat