Gani Koci i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Hija e Hashim Thaçit ka me të ndjek...

Aktuale

Gani Koci i reagon ashpër Vjosa Osmanit: Hija e Hashim Thaçit ka me të ndjek...

Nga: N. Sh. Më: 22 korrik 2022 Në ora: 19:33
Gani Koci

Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, i njohur për gjuhën e tij vullgare ka reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Koci përmes një postimi në Facebook, i reagoi Osmanit pasi kjo e fundit ka thënë se nuk mund të harrohet se kush i kontribuoi më së shumti Gjykatës Speciale, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj presidentes Osmani, ku e ka quajtur të pacipë.

Koci ka thënë se Thaçi po e ndjek Vjosa Osmanin edhe në ëndërr.

“Të mbuloftë turpi Vjosa Osmani! Prej se e zvoglove barkun tu ka rrit gjuha dhe goja. Po vjell e po llapë e nuk po ndalesh edhe sot kunder Hashim Taçit. Hija e Hashim Thaçit ka me të ndjek edhe në anderr. Je e pa cipë!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat