Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ishte në listën e zezë të fluturimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai së fundmi ka treguar se kur kishte udhëtuar bashkë me Kurtin gjatë viteve 2013-14, Kurti ishte në listën në “no-fly list”.
“Kur unë kam udhëtuar me Kurtin ka qenë në listën e zezë të fluturimeve në ShBA. Në vitin 2013-14 nuk e di saktësisht, dy herë kemi udhëtuar. Kur kemi udhëtuar ka qenë në “no-fly list”. Pra është një oficer, marshalli fluturues, që vjen ulet afër teje për siguri. Kjo është shumë keq për Kosovën. Albin Kurti është dashur ta zgjedh këtë problem me Amerikën me kohë. Le të tregon nëse e ka zgjedhur. Ka kallëzuar gjithçka. Tash s’kallëzon kurrgjë dhe s’fol kurrgjë”, është shprehur ai.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha. Sipas tij, Krasniqi ka probleme personale me kryeministrin, përcjell Bota sot.
“Albin Kurti nuk është listën "No fly". Për mendimin tim, Florin Krasniqi ka problem personal me Albinin”, ka shkruar shkurti Maralusha, në Facebook./BS