Kështu e uron Ganimete Musliu djalin e Jakup Krasniqit me rastin e martesës

Aktuale

Kështu e uron Ganimete Musliu djalin e Jakup Krasniqit me rastin e martesës

Nga: M.L. Më: 25 korrik 2022 Në ora: 14:46
Altin Krasniqi me nusen e tij

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka uruar djalin e ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi me rastin e martesës.

Musliu nëpërmjet një postimi në Favebook ka uruar që konaku i familjes Krasniqi të trashëgohet me trima e trimëresha.

“Urime martesa o trashëgimtar i Jakup Krasniqit. Konaku juaj u trashëgoftë e u mbushtë me trima e trimëresha.

Altin dhe Elizabeta, paçi fatin e mbarë e Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar deputetja.

Ndryshe, lajmin për martesën e djalit të Jakup Krasniqit e ka dhënë Faton Klinaku U.D., i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku shkruan “Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat