Specialja trondit Kadri Veselin, e konsideron kriminel: Është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh

Aktuale

Specialja trondit Kadri Veselin, e konsideron kriminel: Është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:42
Gjykatësi Nicolas Guillou dhe Kadri Veseli

Prokuroria e Specializuar në Hagë e konsideron kriminel ish-kryepalamentarin Kadri Veseli.

Gjykatësi Nicolas Guillou i konsideron goxha të bazuara këto pretendime dhe të martën vendosi t’ia zgjaste paraburgimin Veselit.

Gjykata Speciale konsideron se ende ka arsye për ta mbajtur Kadri Veselin në paraburgim. Në vendimin e fundit, Specialja e konsideron të nevojshëm mbajtjen e Veselit në paraburgim.

“Gjyqtari i procedurës paraprake rikujton se në vendimin e konfirmimit ishte konstatuar se në bazë të nenit 39(2) të Ligjit ekziston një bazë e mirë dyshimi se Z. Veseli është penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit (persekutim, burgim, akte të tjera çnjerëzore, tortura, vrasje dhe zhdukja me forcë) dhe krime të luftës (paraburgimi arbitrar, trajtimi mizor, tortura dhe vrasje) sipas neneve 13, 14(1)(c) dhe 16(1)(a) të ligjit.Për më tepër, një dyshim i bazuar është krijuar edhe në lidhje me akuzat e reja të ngritura nga ZPS kundër Z. Veseli me të kërkuar ndryshime në aktakuzë. Këto konstatime janë bërë në bazë të një standardi që tejkalon pragun e dyshimit të bazuar që kërkohet”, thuhet ndër tjerash në arsyetimin e këtij vendimi.

Gjykatësi Guillou konstaton se ka më pak siguri dhe më shumë mundësi për rrezik nga një lirim i mundshëm përkohësisht i Kadri Veselit.

Specialja vlerëson se Veseli do të mund të arratisej nëse do të lirohej, pasi thuhet se “është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh”.

“Pas shqyrtimit të faktorëve dhe rrethanave të përmendura në vendime, duke shqyrtuar paraburgimin e Z. Veseli, gjyqtari i procedurës paraprake mbetet i bindur se ato vazhdojnë të ekzistojnë. Në veçanti, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se Z. Veseli është vënë në dijeni për akuzat ndaj tij dhe mundësinë e një të dënimi të rëndë në rast të dënimit”, thuhet në vendim.

Nga funksionet e tij të mëparshme, Specialja thotë se Veseli mund t’iu shmanget procedurave të gjykatës. Për shembull, përmendet se ai mund të marr fonde nga struktura të ish-UÇK-së dhe të ikë jashtë vendit.

“Z. Veseli ka një aftësi të demonstruar për t’u dhënë udhëzime të përfshirëve me ndërhyrje të mundshme kundër dëshmitarëve të ZPS-së”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Guillou sheh edhe një klimë të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, dhe në vendim thotë se kjo “është vërtetuar në aktgjykimin gjyqësor Gucati dhe Haradinaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat