Gashi tregon pse është zgjedhur “Shtëpia e Verdhë” për të akuzuar UÇK-në

Aktuale

Gashi tregon pse është zgjedhur “Shtëpia e Verdhë” për të akuzuar UÇK-në

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 00:26
Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi tha se për shkak të pozitës gjeografike shtëpia e Mersin Katuçi e ashtuquajtura si “Shtëpia e Verdhë” është përzgjedhur për të akuzuar pjesëtarët e UÇK-së se kanë kryer krime aty.

Gashi thotë se ka pasur edhe shqiptarë me disa të huaj para se të shkoj Dick Marty që kanë kërkuar të marrin me qira shtëpinë e Katuçit.

“Katuçi ka deklaruar se paraprakisht kanë kërkuar edhe shqiptarë me disa të huaj para se me shku Dick Marty, kanë kërkuar me ia marrë me qira për vite të tëra me çmime shumë të larta shtëpinë se po ndërtohet rruga e ‘Arbërit’. Ne ishim me ekipin e Tëvë1 para dy dite, nuk ish e ndërtuar hiq, por kinse po e marrim me qira se po na duhet se pozicioni ishte i tillë”, ka deklaruar ai.

Ai tha se kjo shtëpi është përzgjedhur për të akuzuar pjesëtarët e UÇK-së se kanë kryer krime aty për shkak të pozitës gjeografike.

Pse pikërisht kjo shtëpi? Se shtëpia është karakteristike edhe vendi. Në afërsi nuk ka pasur shtëpia tjera të ndërtuar, një shtëpi shumë e veçantë. Është e veçantë në kuptimin e pozitës gjeografike se në rrethinë nuk ka shtëpia tjera të madhësisë së tillë dhe kjo ka qenë arsyeja. Qëllimi ka qenë kjo shtëpi dhe kjo familje me u goditë. I ka tërheq shtëpia për shkak të pozicionit”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat