Operohet djali i aksidentuar sot në Podujevë, motra e tij dërgohet në Neurokirurgji

Aktuale

Operohet djali i aksidentuar sot në Podujevë, motra e tij dërgohet në Neurokirurgji

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:37
QKUK

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

Një nga familjarët e ka konfirmuar se djali është operuar gjatë një operacioni të udhëhequr nga ortopedi, derisa vajza po mjekohet në Neurokirurgji.

Ndryshe ende nuk dihet nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.

Familjarët kanë theksuar se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat