Këta janë tre bodigardët që dyshohet se e rrahën ushtarin e FSK-së

Aktuale

Këta janë tre bodigardët që dyshohet se e rrahën ushtarin e FSK-së

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

U raportua për një përleshje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Insajderit, personat e sigurimit të cilët dyshohet se sulmuan pjesëtarin e FSK-së janë Perparim Shabani, Bashkim Aliu, Irfan Demiri.

Në lidhje me rastin, media ka kontaktuar dhe pronarin e kësaj diskoteke, Albert Sylejmani i cili e konfirmoi rastin duke thënë që përleshja ka filluar nga pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Image
Perparim Shabani
Image
Irfan Demiri

“Ai është dasht me respektu uniformën e sigurimit, pasi që edhe kjo është uniformë, dhe askush nuk të sulmon pa e sulmu”, tha Sylejmani duke mos japur detaje më shumë për rastin.

Ai shtoi se tashmë policia i ka kamerat e rastit dhe se rasti është duke u hetuar.

Mësohet se dy personat e dyshuar, Irfan Demiri dhe Perparim Shabani janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat