Shifra të larta nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, një i vdekur

Aktuale

Shifra të larta nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, një i vdekur

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 918 raste të reja me coronavirus, dhe një rast i vdekjes.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,557 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 35.90%.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,401 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me coronavirus në Kosovë janë 9,926

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës.

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat