Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s flet me Albin Kurtin - ja çfarë biseduan

Aktuale

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s flet me Albin Kurtin - ja çfarë biseduan

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 13:41
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it.

Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat