“Dallimi mes Ramës dhe Vuҫiqit është se ky i fundit me bandat e tij kërcënojnë Kosovën me asociacione, ndërsa Rama sulmon me Ballkanin e Hapur”

Aktuale

“Dallimi mes Ramës dhe Vuҫiqit është se ky i fundit me bandat e tij kërcënojnë Kosovën me asociacione, ndërsa Rama sulmon me Ballkanin e Hapur”

Nga: H.O. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 19:57
Edi Rama/ Aleksander Vuҫiq

Qëndrimet e Edi Ramës ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë, u bën të ditura pak ditë më parë, kur serbët sulmuan veriun e Kosovës. Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për situatën e krijuar nga ‘miku’ i tij serb, Aleksandër Vuҫiq. Ndërkohë që vazhdimisht përkrahë inciativat e tij që janë në dëm të Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim të tij dhënë ‘Bota sot’ thotë se dallimi ndërmjet Ramës dhe Vuҫiq është se , ky I fundit e sulmon Kosovën me asociacione, ndërsa Ram me Ballkanin e Hapur.

“Se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e reciprocitetin të qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë përkrahë heshturazi Vuçiqin vërehet hapur gjatë situatës së tensionuar të qytetarëve serbe të armatosur e të barikaduar në Veri ndaj veprimeve legjitime të qeverisë së Kosovës ndaj targave serbe. Dallimi i kryeministrit të Shqipërise, Edi Ramës prej presidentit të Serbisë, Vuçiqit, Petkoviqit dhe Vulinit është, se, Edi Rama sulmon Kosovën me Ballkanin e Hapur, kurse Vuçiqi dhe banda e tij kërcënojnë Kosovën me anë të asociacioneve autonome politike brenda Kosovës. Strategjia politike e Ramës dhe Vuçiqit është që brenda Kosovës, Vuçiqi të sulmojë Kosovën me anë te asociacioneve serbe e Rama të heshtë, kurse për Ballkanin e Hapur, Edi Rama të bëhet i zëshëm duke sulmuar Kosovën me anë të projektit serb të Ballkanit të Hapur, kurse Vuçiqi të heshtë”, thekson Mehazi.

Ai thotë më tutje se, ‘nuk ka diskutim se qeveria e Shqipërisë në krye me Edi Ramën janë kundër veprimeve politike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për tërësinë territoriale të Kosovës duke koalicionuar me Vuçiqin po dhe Hashim Thaçin për copëtimin e Kosovës me anë të asociacioneve serbe në Kosovë’.

“Me kërcënimet e Vuçiqit ndaj qeverisë së Kosovës sa i heshtur Rama?!, kurse ndaj mikut të tij e Vuçiqit, Hashim Thaçit, sa i zëshëm në parlamentin e vetë të Shqipërisë?, në diplomaci sa i zëshëm Rama për Serbinë e sa i heshtur për Kosovën? Derisa për Serbinë shef i diplomacisë është Selakoviqi, për Ballkanin e Hapur që është kundër Kosovës shef i diplomacisë së Vuçiqit është Edi Rama”, thotë Mehazi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat