Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Delliq në Kosovë, janë vrarë mbi 2 mijë civilë/ Vjen kërkesa për prokurorinë

Aktuale

Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Delliq në Kosovë, janë vrarë mbi 2 mijë civilë/ Vjen kërkesa për prokurorinë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 08:23
Natasha Kandiq

Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve.

Përveç reagimit nga Kosova, kundër këtij emërimi janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi.

Aktivistja Natasha Kandiq thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq.

Gjenerali në pension i cili ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku u ndodhën krimet më të rënda ndaj shqiptarëve, Bozhidar Delliq, tani është një nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë.

Por për aktivistët e të drejtave të njeriut kjo nuk përbën befasi. Sipas Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, zgjedhja e tij i përshtatet kornizës politike te vendit.

Kandiq tutje theksoi se në zonën e tij të përgjegjësisë gjatë luftës në Kosovë janë kryer ndër krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

“Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore për më shumë se 450 të vrarë. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngritë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, thotë Natasha Kandiq për RTK-në.

Bozhidar Delliq vjen nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i partisë radikale dhe i Partisë Progresive te Vuçiqit.

Disa herë ka qenë anëtar i parlamentit. Pasi ne Serbi nuk ka pengesa ligjore për një angazhim të tillë të ish-komandantëve të luftës, pjesëmarrja e tij në jetën institucionale është e hapur.

Delliq ishte me herët nënkryetar i Kuvendit, kështu që rizgjedhja nuk do të thotë asgjë. Por kur e shikon shumicën në pushtet dhe diskursin nacionalist që propagandon ajo, nuk ka rëndësi nëse nënkryetari do të jetë Delliq apo dikush nga partia e Vuçiqit, ose nga Partia Socialiste. Ata do të flasin me të njëjtin zë”, thotë Fillip Shvarm, analist politik në Beograd.

Të dënuar për krime lufte ose ata që ishin komandantët e luftërave, janë pjesë e jetës politike dhe publike në Serbi për një kohë të gjatë.

Edhe pse disa organizata joqeveritare kërkojnë që te ndryshohet praktika e tillë, një ndryshim në qëndrimin zyrtar e Serbisë ndaj luftërave te viteve 90-ta, nuk shihet se mund të ndodhë së shpejti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat