Flasin nga Gjimnazi “17 Shkurti”, këto janë shkaqet e vdekjes së nxënëses së tyre

Aktuale

Flasin nga Gjimnazi “17 Shkurti”, këto janë shkaqet e vdekjes së nxënëses së tyre

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 10:50
Magbule Gashi

Ditën e djeshme, Gjimnazi “17 Shkurti” njoftoi për vdekjen e nxënëses së tyre, derisa sot kanë bërë të ditura edhe shkaqet e vdekjes.

Nxënësja e Gjimnazit ndërroi jetë pasi kishte pasur gjakderdhje në tru, dhe kishte qëndruar në koma disa muaj.

“Ka pasë gjakderdhej në tru para disa muajve, mandej qēndroi nē komē, dhe nuk arriti të rikthehet nē jetë” – bënë të ditur nga Gjimnazi “17 Shkurti”.

Ndër të tjerash, në njoftimin mortor të ditës së djeshme shkruhej se; “Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë”.

“Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj. Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat