Erdhën në pushtet me ndihmën e Grenellit, analisti nga Amerika i ashpër me ish-udhëheqësit: A kanë fytyrë të…!

Aktuale

Erdhën në pushtet me ndihmën e Grenellit, analisti nga Amerika i ashpër me ish-udhëheqësit: A kanë fytyrë të…!

Nga: A.M Më: 8 gusht 2022 Në ora: 18:54
Richard Grenell

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai në një shkrim në Facebook ironizoi me ish-pushtetarët që erdhën në krye të vendit me ndihmën e Grenellit.

“Pas reagimit të fundit të Grenell-it për reciprocitet, ata që kapën pushtetin me ndihmën e tij, a kanë fytyrë të flasin për dialog?!”, u shpreh Bekteshi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat