Qeveria ndan edhe 40 milionë euro për pagesën e energjisë elektrike në veri

Aktuale

Qeveria ndan edhe 40 milionë euro për pagesën e energjisë elektrike në veri

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:48
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovë ka marrë vendim për ndarjen e 40 milionë eurove për pagesën e energjisë elektrike për komunat me shumicë serbe.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka propozuar që të ndahen 40 milionë euro për ndërmarrjen KOSTT.

Ai ka thënë se 40 milionët po ndahen në veri, në mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me ENTSO-in.

“Ndërmarrja KOSTT po kalon nëpër vështirshi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-së në mënyrë që të vazhdohet të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të zbatohet marrëveshja që ka qenë për dy vite dhe tani është koha që të vazhdohet”.

“Kërkesa ka qenë për mbështetej të ndërmarrjeve publike, aprovohet ndarja e 40 milion eurove”, ka thënë Murati në propozimin e dhënë para kabinetit qeveritar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat