​Alon Ben Meir: Çdo marrëveshje për ndërrimin e targave në kufi do të jetë jetëshkurtër

Aktuale

​Alon Ben Meir: Çdo marrëveshje për ndërrimin e targave në kufi do të jetë jetëshkurtër

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:30
Alon Ben Meir

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor Alon Ben Meir ka komentuar shtyrjen e vendosjes së reciprocitetit të Kosovës ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator.

Në një postim në Twitter, Ben Meir ka thënë çfarëdo dakordimi në mes të palëve për këtë çështje, përveç procedurave normale kufitare, do të ishte afatshkurtër në zbatim.

“Besoj se çdo marrëveshje që kërkon ndryshim të tagrave të veturave që kalojnë midis Kosovës dhe Serbisë dhe kërkesa për qytetarët nga të dyja anët të marrin dokumente të përkohshme udhëtimi kur të hyjnë në vendin e njëra-tjetrës, në rastin më të mirë, do të ishte jetëshkurtër, sipas asaj që kemi parë deri tash”, ka shkruar ai.

Çështja e lëvizjes mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë është e rregulluar me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që këto dy shtete e arritën më 2011 në Bruksel.

Megjithëse në këtë marrëveshje thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”, gjithashtu në këtë marrëveshje thuhet se “secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat