Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren Gomes: Mirënjohës për përkrahjen e Luksemburgut

Aktuale

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren Gomes: Mirënjohës për përkrahjen e Luksemburgut

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:23
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, të cilës i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se kreu i ekzekutivit ja vlerësyar partneritetin afatgjatë me Luksemburgun si dhe ka shprehur vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar edhe më tej lidhjet mes dy shteteve.

“Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, si dhe miqësinë e vazhdueshme. Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet mes të dy shteteve”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se edhe ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat