“Kur Serbia është në kulmin e kërcënimeve ndaj Kosovës, te ne hapet debati për shamia e për “institucionalizim” të kulturës turke e arabe”

Aktuale

“Kur Serbia është në kulmin e kërcënimeve ndaj Kosovës, te ne hapet debati për shamia e për “institucionalizim” të kulturës turke e arabe”

Nga: A.SH Më: 11 gusht 2022 Në ora: 22:13
Melihate Tërmkolli

Pas iniciativës së fundit për lejimin e shamisë në shkolla, për të cilën është krijuar edhe debat publik, ka reaguar Melihate Tërmkolli.

Ajo ka thënë se çështje ma të cilën duhet të merren si shoqëri është #pse po mbulohen me shamia vajzat nga 2-3 vjeç e tutje dhe pse nuk mbrohen ato vajza nga dhuna në emër të një feje! Të fesë islame!”

“Jo rastësisht, në kohën kur Serbia është në kulmin e kërcënimeve ndaj Kosovës, te ne hapet debati për shamia e për “institucionalizim” të kulturës turke e arabe!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë:

“Shamizeza” e “shamikuqja”!

Vënia dhe bartja e shamisë nga fëmijët, vajzat 2-3 vjeç e tutje, deri në moshën madhore konsiderohet detyrim. Ҫdo detyrim është dhunë. Ҫdo formë e dhunës është e dënuar me ligj.

Vënia dhe bartja e shamisë nga vajzat është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve si të drejta të njeriut, të sanksionuara me kushtetutë.

Askush deri sot nuk e shtroi çështjen dhe as brengën më të vogël pse po mbulohen me shamia vajzat nga 2-3 vjeç e tutje dhe pse nuk mbrohen ato vajza nga dhuna në emër të një feje! Të fesë islame!

Një vajzë e mitur, askund në botë dhe në asnjë fe, nuk e din çka është feja as shamia dhe s’ka pse ta dijë.

Këto vajza duhet të mbrohen nga shteti dhe institucionet shtetërore e joshtetërore.

Shteti ndërkaq heshtë. Në fakt, prej më shumë se 10 viteve, politikanët e udhëheqësit shtetëror jo veç bëjnë sehir me këto dukuri por ata më shumë se çdokush tjetër po i ushqejnë ato. Për pushtet e për vota por edhe më shumë se kaq! Pushteti, deputetë e qeveritarë, kryetarë komunash e kryetarë partishë, etj, të shitur, të shpifur e të shtirur, po jetojnë e bashkëjetojnë me matrapazët e fesë! Të gjithë “patriotë” e “atdhetarë”!. Me flamurin “shamikuqe” e “shamizezë”!

Qindra e mijëra OJQ për të drejta të fëmijëve, të grave e të drejta të njeriut, që vjelin miliona e miliona fonde, heshtin!

Si’ç dihet tashmë, mbulimi i tërësishëm i trupit e fytyrës, në veçanti te vajzat e mitura, nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame as me besimin fetar. Është çështje kulture turko-arabe të cilën shumë të shitur po e instalojnë dhe po e imponojnë te shqiptarët kudo, sidomos në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e në Luginë të Preshevës me pretendimin që ta institucionalizojnë edhe me ligje e rregullore institucionale shtetërore.

Ky shtet e ky popull, me rrënjë, me kulturë e me traditë të hershme evropiane perëndimore nuk mund e nuk guxon të lejojë “arabizimin” apo “turqizimin” e tij, si formë e asimilimit kulturor e kombëtar dhe në mbrojtje të vlerave evropiane në të cilat thirremi aq shumë.

Besimi fetar është çështje krejtësisht personale e secilit individ të rritur ose madhor dhe s’mund ta ndalë as nuk ka pse t’ia ndalojë askush askujt.

Në fund, ose “fund e krye”, koka e këtij “hyxhymi” fetar te shqiptarët, në emër të “islamit” del të jetë në Serbi e në Rusi me matrapazët e tyre shqiptarë.

Jo rastësisht, në kohën kur Serbia është në kulmin e kërcënimeve ndaj Kosovës, te ne hapet debati për shamia e për “institucionalizim” të kulturës turke e arabe!

“Intelektualët”, shumica e tyre heshtin ose kanë bërë kaherë kompromise me interesat kombëtare të vendit, përfshirë edhe shpërfytyrimet mbi baza kulturore, fetare etj.

Pallavrat në emër të fesë e të “humanizmit fetar” duhet të bien.

rrafshin kushtetues, legalizimi i shamive në shkolla, si uniformë fetare është shkelje flagrante e parimit themelor të shtetit sekular ndërsa në rrafshin kulturor është institucionalizim i “arabizimit” dhe “turqizimit” në funksion të asimilimit kombëtar.

MASHT-i po bëri kompromise në këtë fushë, ashtu si’ç ka filluar të hamendësohet, i rrënon të dy këto vlera themelore të shtetit dhe kombit, prandaj në këtë pikë përjashtohet çdo lloj kompromisi

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat