Muharremi-Pllana tregon se cilat janë lehtësirat për regjistrimin e targave në RKS

Aktuale

Muharremi-Pllana tregon se cilat janë lehtësirat për regjistrimin e targave në RKS

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:42
Sebahate Muharremi-Pllana

Drejtoresha e Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve, Agjensia për Regjistrim Civil, Sebahate Muharremi-Pllana e ftuar në “Info Magazinë” ka folur në lidhje me atë se cilat janë lehtësirat për regjistrimin e targave në RKS.

Ajo është shprehur se çdo automjet që regjistrohet nuk ka obligime doganore.

“Procedurat e regjistrimit të automjeteve nga targat ilegale në targa të Republikës së Kosovës janë shumë të thjeshta dhe kanë shumë lehtësira, njëra ndër që duhet ta dinë të gjithë qytetarët është lirimi nga obligimet doganore, do të thotë se çdo automjet që regjistrohet nuk ka obligime doganore, është lehtësimi nga taksat administrative të MPB-së, taksa për pagesën e targave dhe taksa për pagesën e çertifikatës për regjistrimin e automjeteve”, tha ajo.

Muharremi-Pllana tha se për automjetet që vijnë të regjistrohen me targa KM, GL, PR etj, nëse e kanë dokumentin valid të Serbisë, atëherë janë të liruar nga kontrolla teknike, përcjell Klankosova.tv.

“Për automjetet që vijnë të regjistrohen me targa KM, GL, PR e këto me radhë, nëse e kanë dokumentin valid të Serbisë, atëherë janë të liruar edhe nga kontrolla teknike, por nëse nuk e kanë dokumentin valid, i ka skaduar afati, atëherë do të obligohet t’a sjellë edhe çertifikatën e kontrollës teknike”, është shprehur tutje ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat