Lutfi Haziri flet për takimin Kurti-Vuçiq, parashikon këtë gjë

Aktuale

Lutfi Haziri flet për takimin Kurti-Vuçiq, parashikon këtë gjë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 00:00
Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” ka folur për takimin e 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të mbahet në Bruksel.

Haziri është shprehur se ky takim nuk do të jetë i lehtë dhe nuk do të ketë rrethana të lehta.

Krejt zhvillimet që kanë ndodhur javëve të fundit përfshirë edhe dy takimet e mëhershme në nivel të negociatorëve kryesor do të duhej që 18 gushti me e zbardh agjendën dhe me i zbardhë angazhimet lidhur me një marrëveshje gjithpërfshirëse e cila deri tash nuk është arritur nga palët dhe nuk duhet harruar që nuk do të jetë takim i lehtë, rrethanë e lehtë”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se pala serbe do të jetë e armatosur politikisht për të mos arritur progres.

“Besoj që gatishmëria e palës sonë duhet t’a dëshmojë që është e gatshme me mbyllë këtë pjesë të angazhimeve që lidhen me takimin e 18 gushtit, e mos harroni se ai vjen si pasojë e një veprimi politik që është vendosja e reciprocitetit, që lidhet me dërgimin e Njësisë Speciale për zbatim dhe për vendosje të shtetit ligjor në një pjesë të territorit të republikës, ndërhyrjen e partnerëve kryesor të Kosovës që të merret një afat dhe t’i jepet mundësi dialogut. Në këtë ambient politik duhet të tregohet vullnet, angazhim dhe përgatitje dhe durim në tavolinë, sepse pala serbe do të jetë e armatosur politikisht për të mos arritur progres, sepse më shumë u intereson status quo atyre, sesa progresi”, u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat