Ushtaraku shqiptar ngre alarmin për kërcënimet e Putinit, i tregon Kosovës dhe Shqipërisë si të veprojnë

Aktuale

Ushtaraku shqiptar ngre alarmin për kërcënimet e Putinit, i tregon Kosovës dhe Shqipërisë si të veprojnë

Nga: A.ZH Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:01
Dritan Demiraj

Ushtaraku shqiptar në Amerikë Dritan Demiraj, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të unifikojnë sa më parë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe strategjinë ushtarake.

Teksa ka publikuar një fotografi të tij nga misioni në Afganistan, Demiraj ka ngritur alarmin nga rreziqet dhe kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ballkan, përcjell Bota sot.

“Sot më shumë se kurrë duhet të investojmë në sigurinë publike dhe kombëtare.

Rreziqet dhe kërcënimet e Putinit dhe aleatëve të tij në Ballkan janë më evidente se asnjëherë.

Shqipëria dhe Kosova duhet të unifikojnë sa më parë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe strategjinë ushtarake.

Ndërkohë, 11 vite më parë në Spin Buldok, Kandahar, Afganistan me misionet luftarake Eagle”, ka shkruar në Facebook ish-ministri i Brendshëm./Botasot

Image
Dritan Demiraj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat