Nikaragua me liberalizim vizash e Kosova jo, ish-kryediplomati Selimii ka disa pyetje për Evropën

Aktuale

Nikaragua me liberalizim vizash e Kosova jo, ish-kryediplomati Selimii ka disa pyetje për Evropën

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:50
Petrit Selimi

Petrit Selimi, ish-ministër i Punëve të Jashtme mendon se Kosova po diskriminohet nga aleatët në çështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa ka pyetur sot se si Nikaragua, vendi i udhëhequr nga diktatori Daniel Ortega e gëzon liberalizimin e vizave.

Selimi mori shkas nga lajmi se Nikaragua po ua ndalon gazetarëve të huaj në vend.

“Reporterët e huaj nuk mund të hyjnë më në Nikaragua. Por Bashkimi Europian ia ka dhënë regjimit brutal të Ortegës hyrjen pa viza në zonën Shengen. Pyes miqtë e mi europianë, çfarë kushtesh i ka plotësuar Nikaragua, të cilat nuk i ka përmbushur Kosova? Rregullin e ligjit? Demokracinë e shëndetshme dhe të drejtat e njeriut?”, ka shkruar Selimi.

Para pak ditësh, ish-kryediplomati shpërndau një deklaratë e kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, e cila i kërkoi BE-së ta ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët, duke shkruar.

“Dakord në fakt. Në të njëjtën kohë – liberalizoni vizat për Kosovën, shtetin më pro BE-së dhe NATO-s në këtë pjesë të botës. Nëse BE-ja i lejon udhëtim pa viza Venezuelës së Maduros dhe Nikaraguas së Ortegës, me siguri Kosova po diskriminohet nga vetë aleatët tanë?”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat