Bytyçi: Nëse Saranda e Bozhidari ftohen në ndonjë konferencë, në një tryezë do të uleshin viktima me agresorin

Aktuale

Bytyçi: Nëse Saranda e Bozhidari ftohen në ndonjë konferencë, në një tryezë do të uleshin viktima me agresorin

Nga: M.L. Më: 14 gusht 2022 Në ora: 16:45
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar faktin që Serbia ka zgjedhur në krye të Kuvendit të saj kriminelin Bozhidar Deliq.

Ai e ka bërë krahasimin me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci duke thënë se Nëse Saranda e Bozhidari ftohen në ndonjë konferencë në Bruksel, Berlin, Paris, Londër apo Uashington, atëherë në një tryeze do të ishin viktima me dhunuesin, agresorin, njeriun e masakrës ndaj familjes Bogujveci kryer me datën 28 mars 1999.

Postimi i plotë:

Saranda Bogujevci është nënkryetare e parlamentit të Kosovës. Ndërsa Bozhidar Deliq është nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Nëse Saranda e Bozhidari ftohen në ndonjë konferencë në Bruksel, Berlin, Paris, Londër apo Uashington, atëherë në një tryeze do të ishin viktima me dhunuesin, agresorin, njeriun e masakrës ndaj familjes Bogujveci kryer me datën 28 mars 1999.

Saranda ishte asokohe vetëm 13 vjeç e sot është 36. Ndërsa Bozhidari është sa dyfishi i moshës se viktimës se vet. E ardhmja gjendet te Saranda, jo te Bozhidari. Por shqiptarja, nënkryetare e parlamentit të Kosovës, është viktima që pa me sytë e saj masakrën kundër njerëzve më të dashur të familjes. Ishte në moshë kur nuk kishte vetëm sy. Kishte edhe ndjenje, hidhërim, zemërim, dëshpërim që vinte nga pafuqia për t'u përballuar me agresivitetin e Bozhidarit dhe ushtrisë se tij. Por kishte dhe forcë e shprese, sepse ajo mposhti plagët dhe qëndroi në jetë. Për të qenë dëshmitarë e gjenocidit serb në Kosovë.

Bozhidar Delic në atë konferencë me siguri se do të ankohej për Sarandën. Do ta quante atë një vajze "separatiste" dhe që i shpëtoi vdekjes me "djallëzi"! Kështu e kanë serbet. Viktimën e shesin si agresor dhe vete bëjnë viktimizimin. Ndërsa Sarandës do t'i vinte turp nga kjo sjellje e vrasësit të gjithë familjes se saj e do të buko sej, nuk do t'i dilte fjala. Do t'i dukej e pamundur që një vrasës akuzon viktimën për vrasje!

Ndërsa pjesëtaret e asaj konference nuk do ta besonin që në të njëjtën sallë ndodhet një kriminel si dhe viktima e këtij krimineli! Edhe ata prej habisë se çfarë po ndodh do të thoshin:

-Jo nuk është e mundur! Ky është nënkryetar parlamenti! Nuk ka mundësi të jetë udhëheqës i masakrave kundër shqiptarëve!

Kësisoj ndërsa Saranda është në funksionin e saj për ta nderuar atë dhe Kosovën, Bozhidari është nënkryetar i Kuvendit të Serbisë për ta rehabilituar përmes absurdit atë dhe vet Serbinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat