Reagon ashpër Besian Mustafa për reduktimet e energjisë elektrike – ka një paralajmërim!

Aktuale

Reagon ashpër Besian Mustafa për reduktimet e energjisë elektrike – ka një paralajmërim!

Nga: M.H. Më: 15 gusht 2022 Në ora: 09:46
Besian Mustafa

Gjatë mbrëmjes së djeshme, KEDS ka njoftuar se do të ketë reduktime të energjise elektrike, ku do të jetë 6 me rryme dhe 2 ore reduktime.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa.

Ai u shpreh se çmimet po vazhdojnë të jenë në rritje dhe se familjet e Kosovës do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë, përcjell “Bota sot”.

Me këtë ritëm, me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre, shkroi tutje deputeti.

Postimi i plotë

Dimër mesjetar po na vjen. Qeveria rrudhë krahët… as frigoriferi i famshëm s’do të ju ketë rrymë.

Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit. E në dimër?

Dhe peleti mbi 400 euro.

Dhe drunjtë drejt 100 euro.

E kur s’punon KEK-u s’do të ketë as ngrohje qendrore.

Çmimi i rrymës pritet të dyfishohet.

Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor?

Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë.

Me këtë ritëm, me këtë paaftësi qeverisë, nuk përjashtohet situata ku çerdhet, shkollat, qëndrimet ditore nuk do të kenë me çka t’i ngrohin klasat e tyre. Do t’i detyrojnë prindërit t’i kthejnë fëmijët në shtëpi… ku as atje s’kanë ngrohje e as rrymë. Kush do t’i kryej punët e këtyre prindërve në vendet e tyre të punës… ku s’ka as ngrohje e as rrymë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat