Haxhiu takon përfaqësues të Shoqatës për krime lufte në Gjakovë

Aktuale

Haxhiu takon përfaqësues të Shoqatës për krime lufte në Gjakovë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:26
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim përfaqësues të Shoqatës për Krime të Luftës në Gjakovë, ku është biseduar për punën në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për drejtësi.

Përfaqësuesit e shoqatës njoftuan ministren Haxhiu se kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale dëshmi të krimeve të luftës kundër nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë Bozhidar Deliq, i cili gjatë luftës ka qenë ish-komandant i Brigadës 549 e cila kishte operuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar me punën e kësaj shoqate në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për drejtësi. 

Haxhiu ka falënderuar Shoqatën për Krime lufte në Gjakovë, për punën vullnetare dhe të palodhshme në dokumentimin e së kaluarës dhe ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm në adresimin e krimeve të luftës, në veçanti ngritjen e kapaciteteve në institucionet e drejtësisë dhe dokumentimin e krimeve të luftës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat