Krasniqi drekon me Presidentin Begaj në Prizrenin e Shaqir Totajt

Aktuale

Krasniqi drekon me Presidentin Begaj në Prizrenin e Shaqir Totajt

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:47
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka drekuar sot në Prizren me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë të parë zyrtare në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi në Facebook, ku njoftoi se prezentë ishte edhe delegacioni i Begajt, të mirëpritur nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

E pranishme ishte edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Jemi një! ”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat