“Prisni dhe shikoni...!”/ Avokati jep parashikimin e keq për Serbinë – paralajmëron bashkimin Kosovë-Shqipëri

Aktuale

“Prisni dhe shikoni...!”/ Avokati jep parashikimin e keq për Serbinë – paralajmëron bashkimin Kosovë-Shqipëri

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2022 Në ora: 07:10
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka paralajmëruar shpërbërjen e Serbisë dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se nëse vazhdon ende të vijojë politika e Millosheviqit në Serbië, atëherë shpërbërja e saj ëshë e pashmangshme.

Krahas kësja, Ngjela tha se “fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë”.

Avokati beson se kjo histori po pritet të vijë me siguri historike.

“Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike. Prisni dhe shikoni...”, deklaroi Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A do të shpërbëhet Serbia mbas Shqipërisë së Bashkuar?

Shqipëria e bashkuar, si forcë arbërore në Ballkanin Perëndimor, nëse në Beograd, me Vuçiç, do vijojë të jetë politika e Sllobodan Milosheviçit, dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj.

Po Shqipëria e Bashkuar ka ardhur ndërkohë në atë stad sa që të quhet ky një fakt historik që do të ndodhë domosdoshmërisht?

Po. Shqipëria e Bashkuar ka ardhur në atë stad sa ky bashkim të quhet fakt historik.

Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. Fitimi ndërkombëtarisht i pavarësisë së Kosovës, si njohje ndërkombëtare, domosdoshërisht të çon në zhvillimin e referendumit për bashkim kombëtar, në Shqipëri dhe në Kosovë; dhe, pas këtij referendumi bilateral, Republika e Shqipërisë me kushtetutën e re mban brenda vetes edhe Republikën e Kosovës.

Kjo është historia që po pritet të vijë me siguri historike.

Luftërat për çlirim, që përkrahen nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk ka mundësi të mbyllen pa arritur në qëllimin maksimal të nisjes së tyre.

Prandaj...

Kjo është koha e ringritjes arbërore të Shqipërisë. Forcat retrograde antishqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, që tani, janë të mundura.

Kjo është koha e madhe e Shqipërisë Etnike.

Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat