​Abazoviq: Me politikën e ekstremizmit anëtarësimi i Malit të Zi në BE është i vështirë

Aktuale

​Abazoviq: Me politikën e ekstremizmit anëtarësimi i Malit të Zi në BE është i vështirë

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 23:14
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit, ku do të votohet për rënien e qeverisë së tij, ka thënë se ka deklaruar se liderët e disa partive duhet të dalin në pension dhe shumë duhet të përgjigjen.

Abazoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk do ta kishte paraqitur mocionin e mosbesimit nëse nuk do të kishte siguruar më parë shumicën për miratimin e tij.

"Sidoqoftë, cili është qëllimi? Qëllimi i çdo krize është të bëjë të dukshme të fshehtat. Mbetet edhe një synim politikë që askush nuk mund ta arrijë i vetëm - që Mali i Zi të anëtarësohet në BE. Por me këtë politikë të nacionalizmit, ekstremizmit, ndikimit financiar i disa strukturave në lëvizjet politike, me kotësi të këtilla - kjo rrugë e jona është shumë më e vështirë dhe vështirë e arritur. Liderët e disa partive duhet të dalin në pension, shumë duhet të përgjigjen ...

Pse jam unë objekt i të gjitha sulmeve - se nuk me shtyni ne filmin e asnjë ane. Unë nuk jam as i gjelbërit, as i bardhë, as çetnik, as partizan, as ustash e as ballist, as komit, as litijash, jam qytetar i Malit të Zi që po përpiqet të luftojë për të drejtat e barabarta të të gjithë individëve. Prandaj po pengojnë”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat