“Borrel e Lajçak të anshëm, do të duhej t’i kërkonin Serbisë të respektojë marrëveshjet e arritura”

Aktuale

“Borrel e Lajçak të anshëm, do të duhej t’i kërkonin Serbisë të respektojë marrëveshjet e arritura”

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 07:21
Josep Borrell dhe MIrosllav Lajçak

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqipërim Pula tha se dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell nuk po tregohen të panashëm.

Pula tha se Borrel do të duhej t’i kërkonte Serbisë të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke përfshirë është marrëveshjet për targat dhe atë për letërnjoftimet.

Pula tha se përfaqësuesit special për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ka treguar paanshmëri në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për fat të keq ne e kemi të dërguarin special të Unionit Evropian, Miroslav Lajçak që në fund të fundit ka treguar një dozë të mungesës së paanshmërisë në raport të temës që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Pula.

Ai më tej tha se edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell nuk është treguar i paanshëm në takimin e së enjtes. Pula tha se marrëveshja për reciprocitet për targa dhe ajo për dokumente burojnë nga dialogu i Brukselit, prandaj sipas tij, Borrel është dashur të kërkojë nga Serbisë që të zbatohen marrëveshjet e arritura.

“Edhe dje në paraqitjen e tij për media, përfaqësuesi i lartë, zotëri Borrel është dashur që të jetë plotësisht i paanshëm në deklarimin e tij dhe ta thoshte atë që është pritur nga të gjithë ne dhe specifikisht nga palët në dialog. Mungoi një gjë e tillë, mungoi insistimi i Unionit Evropian kundrejt Serbisë për të respektuar marrëveshjet e Brukselit”, ka deklaruar Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat