“Fansi i Hashim Thaçit” i premton një surprizë Xhevdet Pozharit: Eja o shpirt, eja! Të pres me padurim

Aktuale

“Fansi i Hashim Thaçit” i premton një surprizë Xhevdet Pozharit: Eja o shpirt, eja! Të pres me padurim

Nga: N. Sh. Më: 20 gusht 2022 Në ora: 13:25
Xhevdet Pozhari

Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari thotë se në rrjetin social Facebook, po merr kërcënime të shumta.

Kështu, sot ai e ka publikuar një bisedë me një ‘fans të Hashim Thaçit” që e ka kërcënuar.

‘Fansi i Hashim Thaçit’ siç e quan Pozhari, e ka kërcënuar dhe ditën e takimit ai thotë se do t’ia bëjë surprizë.

Pozhari kërcënuesit ia ka shkruar edhe numrin e telefonit, ku i thotë se po e pret me padurim.

Postimi i plotë:

Vikend, monotoni. Ndërkohë shikoj kërcënimet e shumta për zbavitje. Ky fansi i Hashim Thaçit po ma premton surprizën. Unë i dua surprizat.

Vikend, ne shqiptarët nuk ngurrojmë me ia tregu trimërinë njëri - tjetrit. Kështu na e kanë mbjellë ata që na kanë mbajt në pushtim. Qëllimi: Le të bahen copa midis veti.

Nuk do ta paraqes në polici. Kohëve të fundit jam mërzitur duke qenë "djal i mirë".

Eja o shpirt, eja! Të pres me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat