Keqpërdori pozitën, Përparim Rama shkarkon këtë zyrtar

Aktuale

Keqpërdori pozitën, Përparim Rama shkarkon këtë zyrtar

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 19:25
Perparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një postim të tij në Facebook ka brë të ditur se ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica.

Ai thotë se Restelica është shkarkuar për keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve.

Postimi i plotë:

Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL "Prishtina Parking" ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”.

Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat