​Kurti për takimin në Bruksel: Opsionin për targa neutrale e dha Lajçak

Aktuale

​Kurti për takimin në Bruksel: Opsionin për targa neutrale e dha Lajçak

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 14:47
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se opsionin për targa neutrale për serbët në Kosovë e ka dhënë ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajcak, e jo pala serbe.

Ai në konferencën e sotme për medie, tha se të njëjtat janë të papranueshme për Kosovën.

Kurti: Opsionin për targa neutrale e dha Lajçak

“Opsionet për targa neutrale karshi statusit të Kosovës kanë qenë opsione në Bruksel nga ndërmjetësi Lajçak, mirëpo unë nuk e di kush ia ka dhënë idenë ndërmjetësit, por ato i kam parë tek ndërmjetësi, por njëkohësisht e kam thënë se këto nuk janë të pranueshme”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat