Pezullimi i pagave për grevistët, Zemaj: Sjellje e zakonshme e qeverisjeve autokrate

Aktuale

Pezullimi i pagave për grevistët, Zemaj: Sjellje e zakonshme e qeverisjeve autokrate

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:26
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në shëndetësi, reduktimet e energjisë, krizën ekonomike e grevat.

Zemaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për, siç e quan ai, kërcënimin ndaj grevistëve.

Postimi i plotë i tij:

Qeverisja e territ veç terr prodhon

-Mungesë të barnave nga lista esenciale në institucionet shëndetësore.
-Furnizim i dobët me material shpenzues mjekësor.
-Listat e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimet shëndetësore janë stërzgjatur.
-Profesionistët shëndetësor vazhdojnë të trajtohen me lëmoshë.
-Ikja e mjekve është bërë normale.
-Reduktime të energjisë elektrike në pikë të verës, bashkë me rritjen e çmimit të energjisë prej 100%.
-Investimet kapitale janë realizuar vetëm 9%.
-Inflacioni ka arritur prej 14.2%, gjersa çmimi i produkteve esenciale është rritur mbi 50%.
-Greva gjithandej si pasojë e mosdëgjueshmërisë qeveritare.
-Dhe shumë të tjera…

E fundit: kërcënimi për pezullim të pagave për grevistët sindikalist, është sjellje e zakonshme e qeverisjeve autokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat