“Rrahman Jashraj është rrahur dhjetëra herë nga policia serbe për shkollën shqipe”, kështu i ka reaguar përfaqësuesi i Shoqatës sindikale të shërbyesve civilë të nivelit qendror, Ali Sefaj këshilltarit të Kurtit, Elvis Hoxha, pasi ky i fundit e quajti Jasharajn anëtar të partisë serbe.
Sefaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të distancohet nga deklarata e Hoxhës derisa ka thënë se
“Ps: Rrahmani mundet mos me ju pelqy, mos me qenë dakord me formatin e veprimit sindikal që ka zgjedhur ai, por me shpifë se ka qenë pjesë e listave të partive serbe është me shumë sesa poshtërsi”, ka shkruar Sefaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Rrahman Jashari vjen prej familjeve me të forta dhe me patriotike në dukagjin.
Kushdo që synon me akuzu Rrahmanin, njeriun qe është rrahur dhjetra herë nga policia serbe në vitet 90 për shkollën shqipe, bëhet argat i Serbisë me ose pa dijen e tij.
Kryeministër Albin Kurti distancohu nga shpifja e këshilltarit Elvis Hoxha.
Elvis Hoxha Kërko falje, nëse ke një grimë shqiptari në mëndje dhe zëmer.
Ps: Rrahmani mundet mos me ju pelqy, mos me qenë dakord me formatin e veprimit sindikal që ka zgjedhur ai, por me shpifë se ka qenë pjesë e listave të partive serbe është me shumë sesa poshtërsi!