Kur Jasharaj thoshte “Albini edhe mu ka bo tullusum edhe i jam bo”

Aktuale

Kur Jasharaj thoshte “Albini edhe mu ka bo tullusum edhe i jam bo”

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 16:21
Rrahman Jasharaj

Konflikti mes  Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryesindikalistit të Arsimit, Rrahman Jasahraj, është rikthyer në vëmendje, pas hyrjes në grevë të mësimdhënësve.

Kohë pas kohë, janë bërë virale disa sekuenca që kanë të bëjnë me ta.

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, kishte folur për raportin me kryeministrin Albin Kurti dhe me ish-kryeministrat, në emisionin e Besim Dinës në prill.

Në kontekst të kësaj, Dina e kishte pyetur Jasharajn se me cilin nga kryeministrat e mëparshëm dhe të tanishmin, do të shkonte në det?

“Me këta tre po, me këtë jo. Me Albinin jo”, kishte thënë Jasharaj.

Kur moderatori i emisionit e pyeti pse, ai tha se “edhe m’u ka bo, edhe i jam bo tullusum”.

Kjo kishte shkaktuar të qeshura në publik, ndërsa videoja ishte bërë virale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat