Deputeti i VV-së: E pafalshme, nesër është 12 shtator dhe fëmijët duhet të jenë në klasë

Aktuale

Deputeti i VV-së: E pafalshme, nesër është 12 shtator dhe fëmijët duhet të jenë në klasë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 22:13
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas vendimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se është e pafalshme që e drejta e fëmijëve për arsim t’i nënshtrohet refuzimit të SBASHK-ut për dialog, të ofruar nga Qeveria.

“Asnjë orë e humbur mësimi nuk mund të përligjet me barrikadime të njëanshme e të pakuptimta. Nesër është 12 shtator dhe fëmijët duhet të jenë në klasë.

Është e pafalshme që e drejta e tyre për arsim t’i nënshtrohet refuzimit të SBASHK-ut për dialog, të ofruar nga Qeveria”, shkruan Rrustemi.

Lexo edhe: SBAShK mban mbledhje të jashtëzakonshme – tregon vendimin e radhës, kjo është porosia për Qeverinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat