Tragjedia në Podujevë/ Doktori i Emergjencës flet për gjendjen e 22-vjeçarit

Aktuale

Tragjedia në Podujevë/ Doktori i Emergjencës flet për gjendjen e 22-vjeçarit

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:04
Emergjenca

A.Zh., 22-vjeçar është therë për vdekje me thikë mbrëmë në Podujevë. Sipas policisë vrasja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Policia me anë të raportit 24-orësh njoftoi se viktima kishte marrë lëndime trupore me thikë nga një person i panjohur për të.

Lidhur me rastin ka folur Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla, duke thënë se viktima është pranuar me plagë në regjionin e majtë të gjoksit.

“Në orën 21:30 ka qënë i pranuar në Qendrën Emergjente, me plagë në regjionin e majtë të gjoksit. I janë kryer egzaminimet dhe analizat e nevojshme dhe pacientin e kanë futë në sallë nga ekipet e kirirgjisë torakale dhe kardiokirurgjisë, këto janë të dhënat nga Qendra Emergjente”, tha Syla të martën.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha se në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar “Vrasje e rëndë”, si dhe trupi i pajëtë është dërguar në IML për obduskion. Po ashtu, në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj çështje penale”, tha Ula.

Rasti i vrasjes së 22-vjeçarit u bë i njohur sot nga raporti i policisë.

“VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat