Ish-ministri Bajrami: Gjykimet e ish-krerëve të UÇK-së deri në një dekadë

Aktuale

Ish-ministri Bajrami: Gjykimet e ish-krerëve të UÇK-së deri në një dekadë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:53
Arsim Bajrami

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit në emisionin “Zona e Parlamentit”, përballë gazetarit Blerim Haxhiaj.

Ai ka konfirmuar se është angazhuar në ekipin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-presidentit të vendit. Bajrami u shpreh se ka zhgënjime me Gjykatën Speciale, ndërsa proceset gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së mund të nisin në pranverë të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, gjykimet në Hagë mund të zgjasin një dekadë. Bajrami ka fajësuar qeverinë dhe SBASHK-un, për bllokadën në arsim.

Ai ka rikujtuar se situata të ngjashme bllokade ka pasur edhe në kohën kur ishte në krye të MASHT-it, por ishin gjetur zgjidhje.

Bajrami solli si shembull rritjen e pagave nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, edhe pse kundërshtohej nga ministri i Financave dhe FMN-ja.

Ish-nënkryetari i PDK-së, gjithashtu komentoi dialogun me Serbinë, duke potencuar se është një momentum i rëndësishëm, pasi është kthyer vëmendja ndaj Kosovës sidomos nga administrata amerikane në presidencën e Bidenit.

Duke folur për Asociacionin, Bajrami theksoi se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i shmanget këtij detyrimi ndërkombëtar që e ka marrë përsipër Kosova në dialogun me Serbinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat