​Përfundon seanca, mbrojtja e Mustafës vazhdon nesër me deklaratën përmbyllëse

Aktuale

​Përfundon seanca, mbrojtja e Mustafës vazhdon nesër me deklaratën përmbyllëse

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 07:06 Përditësuar në ora: 18:35 më 14.09.2022
Salih Mustafa

​Përfundon seanca, mbrojtja e Mustafës vazhdon nesër me deklaratën përmbyllëse

Mbrojtja e Salih Mustafës do të vazhdojë nesër me paraqitjen e deklaratës përfundimtare.

Gjatë ditës së sotme, avokati Julius von Bone ka treguar pretendimet e mbrojtjes lidhur me mos besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai ka thënë se Salih Mustafa nuk ka kryer asnjë nga krimet me të cilat e ngarkon prokuroria.

Duke folur për akuzën për trajtim mizor, Von Bone ka theksuar se Mustafa as nuk ka qenë në dijeni se një krim i tillë mund të jetë kryer.

Von Bone: Salih Mustafa nuk ka bërë trajtim mizor

“Mbrojtja parashtron se zotëri Mustafa nuk e ka kryer këtë krim, kaq e thjeshtë është, ai as nuk ishte fare në dijeni të faktit që këta persona ishin të ndaluar ose për çfarëdo lloj arsye mund të kenë qenë të ndaluar. Ai nuk e di fare se ku mund të kenë qenë ta të ndaluar. Ai nuk ka urdhëruar as nuk ka nxitur krime të tilla, zotëri Mustafa nuk ka kryer asnjë trajtim mizor përmes formave të përgjegjësisë penale siç parashtrohet nga ZPS. Nuk ka asnjë provë që mbështet asnjë mos-veprim prej tij që trajtimi mizor do të ishte kryer kundër ndonjë individi. Kështu që në rastin në fjalë nuk kemi të bëjmë as me kryerje përmes mosveprimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

Gjatë paraqitjes së deklaratës përfundimtare, mbrojtja e Salih Mustafës ka folur rreth dëshmive që kanë dhënë dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesë nga të cilat ka theksuar se nuk janë të besueshme

Avokati Julius von Bone ka thënë se Salih Mustafa asnjëherë nuk ka kryer vrasje dhe as ndaluar dhe maltretuar njerëz, në kompleksin e Zllashit apo ndonjë vend tjetër.

Ai ka thënë se Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat dhe se ai nuk kishte urdhëruar kryerjen e krimeve dhe nuk kishte njohuri se ato janë kryer siç pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Kryetarja e trupit gjykues ka bërë të ditur se në seancën që do të mbahet nesër, përveç deklaratës përfundimtare të mbrojtjes, do të dëgjohet edhe përgjigja e ZPS-së dhe mbrojtëses së viktimave në çështjet që ka ngritur pala mbrojtëse, lidhur me fajësinë apo pafajësinë.

Ndërsa në seancën e së martës ZPS ka kërkuar që Salih Mustafa të shpallet fajtor për katër pikat e aktakuzës dhe të merr një dënim unik prej 35 vjet burgim.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

​Mbrojtja e Salih Mustafës: Nuk besojmë që ka vlerë provuese në rrëfimet e dëshmitarëve të prokurorisë

Gjatë paraqitjes së deklaratës përfundimtare, mbrojtja e Salih Mustafës ka folur rreth dëshmive që kanë dhënë dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesë nga të cilat ka theksuar se nuk janë të besueshme.

Avokati Julius von Bone derisa ka thënë se disa dëshmitarë ka theksuar se për këtë ai bazohet në përshkrimet e tyre për kompleksin e shtëpive në Zllash.

Ndër të tjera, mbrojtja e Mustafës ka përmendur dëshmitarin i cili kishte pretenduar se disa persona i kishin vënë një thes në kokë dhe e kishin dërguar në një ahur për ta rrahur e maltretuar pastaj.

Von Bone: Dëshmitari nuk ka bërë identifikim të besueshëm të ndërtesës

“Ky dëshmitar nuk bëri një identifikim të besueshëm të ndërtesës në të cilën është mbajtur. Dëshmitari nuk mund të identifikonte pjesën e jashtme të një ndërtese duke qenë se nuk ka mundur të shohë se ku ka shkuar, ku e kanë çuar në vendin ku e kanë rrahur. Skica dhe foto që i është treguar atij nuk mund të jetë e besueshme dhe nuk ka asnjë lloj vlere provuese t’i tregosh atij një fotografi të vetme sidomos kur vendi nuk është përshkruar kurrë nga jashtë. T’i tregosh një dëshmitari në këto rrethana një foto të vetme është sugjestionuese dhe në këtë rast dëshmitari duhet t’i kishin treguar shumë foto nga ndërtesa të ngjashme nga të cilat do të kishte zgjedhur një. Rrjedhimisht dëshmia e tij në këtë drejtim dhe prova mbi të cilën ZPS është mbështetur nuk është e besueshme”, ka thënë avokati mbrojtës.

Duke folur për dëshmitarët e ZPS-së, avokati ka thënë se të njëjtit nuk e kanë identifikuar në mënyrë të besueshme ndërtesën ën të cilën pretendojnë se janë mbajtur.

Tutje, ai ka folur për dëshmitarin me kodin 0593 për të cilin ka thënë se nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e Salih Mustafës dhe sipas avokatit nuk mund të provohet nga një kapele e kuqe që i akuzuari është personi që e ka marrë në pyetje.

Von Bone: S’mund të provohet që Mustafa ishte personi që e mori në pyetje

Ai nuk dëshiron as t’ia thotë emrin të akuzuarit por asnjëherë nuk e përmendur emrin e të akuzuarit askund asnjëherë më parë, përfundimi është që bazuar mbi dëshminë e tij nuk mund të provohet nga një kapele e kuqe që është i akuzuari personi që e ka marrë në pyetje”, ka thënë von Bone.

Sipas avokatit, nuk ka ndonjë vlerë provuese në rrëfimet e dëshmitarëve.

Von Bone: Nuk ka vlerë provuese në rrëfimet e dëshmitarëve

Askush nuk përmend të njëjtit njerëz që t’i tregojë me emër ose përshkrim dhe ne nuk besojmë që, bazuar mbi këtë, mund të ketë ndonjë vlerë provuese në këto rrëfime të dëshmitareve. Po ju jap edhe një shembull tjetër, W1679 thotë që W4669 ishte bashkë me të në ahur, ndërkohë të njëjtën kohë W4669 asnjëherë nuk e ka përmendur W1679”, ka thënë avokati mbrojtës”, ka thënë ai.

Seanca në Hagë po vazhdon me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes së Salih Mustafës.

​Mbrojtja: Salih Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat

Avokati Julius von Bone ka thënë se Salih Mustafa asnjëherë nuk ka kryer vrasje dhe as ndaluar dhe maltretuar njerëz, në kompleksin e Zllashit apo ndonjë vend tjetër. Gjatë deklaratës përfundimtare të mbrojtjes, ai ka thënë se Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat dhe se ai nuk kishte urdhëruar kryerjen e krimeve dhe nuk kishte njohuri se ato janë kryer siç pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Mbrojtja e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se nga data 1 deri më 19 prill 1999, periudhë kjo kur pretendohet të jenë kryer krimet, Mustafa mund të ketë qenë pak herë në kompleksin e Zllashit.

Ai ka thënë se Mustafa asnjëherë nuk ka marrë në pyetje apo keqtrajtuar njerëz dhe as ka urdhëruar të tjerët të bëjnë diçka të tillë.

 

Von Bone: Salih Mustafa i rrezon me vendosmëri të gjitha akuzat

Zotëri Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat, zotëri Mustafa nuk kishte absolutisht asnjë lloj njohurie për krimet të cilat perëndohen në aktakuzë, në periudhën nga data 1 deri më 19 prill 1999 zotëri Mustafa ndoshta mund të ketë qenë pak herë në Zllash, në kompleks, ai nuk ka ndaluar, nuk ka marrë në pyetje, nuk ka keqtrajtuar, nuk ka torturuar askënd asnjëherë në atë vend. Ai gjithashtu nuk ka urdhëruar askënd tjetër për të bërë një gjë të tillë, ai po ashtu nuk ka kontrolluar asnjë prej këtyre veprimeve të pretenduara që mund të jenë ndërmarrë nga të tjerë. Nuk ka asnjë provë që ai ka pasur dijeni se gjëra të tilla kanë ndodhur dhe ai vet nuk ka parë me sytë e vet asgjë të tillë të ketë ndodhur. Zotëri Mustafa nuk ka vrarë asnjëherë askënd dhe nuk ka urdhëruar asnjëherë vrasjen e dikujt”, ka thënë Avokati mbrojtës i Mustafës.

Ai ka thënë se Mustafa nuk e ka torturuar askënd dhe nuk ka qenë në dijeni se diçka e tillë mund të ketë ndodhur nga ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Mustafa: Nuk ka prova që Salih Mustafa ka pasur lidhje me ushtarët e UÇK-së me pseudonimet Tabuti, Bimi, Dardani

Nuk ka prova që ka ndonjë lidhje ajo marrëdhënie në mes të zotit Mustafa dhe ushtarëve të UCK-së me pseudonime të tilla si ‘Tabuti, Bimi, Dardani, ose Afrimi’ lidhur me kryerjen e atyre krimeve, nëse këto krime janë kryer nga ndonjëri prej këtyre individëve ndonjëherë. Bimi e mohoi këtë vet, të tjerët nuk janë gjetur asnjëherë apo nuk janë intervistuar asnjëherë, dhe nuk ka asnjë provë që këta persona në atë kohë në kohën e aktakuzës kanë qenë të pranishëm në kompleks, ata madje as nuk janë identifikuar”, ka thënë ai.

Avokati i Salih Mustafës ka thënë se kompleksi i Zllashit është përdorur si një vend i sigurt për ushtarët dhe popullatën civile të zhvendosur nga zona të tjera.

Ai ka thënë se asnjë prej njerëzve që kanë qëndruar në Zllash nuk ka thënë që BIA e drejtonte atë kompleks.

Sipas tij, pretendimet që BIA e kishte përdorur një ndërtesë të caktuar për qëllimet e marrjes në pyetje apo për qëllimet e ndalimit janë gënjeshtra.

Von Bone ka thënë se mbrojtja dëshiron ta bëjë të qartë se Salih Mustafa dhe asnjë person tjetër i BIA-s nuk kanë pasur qëllim të ndalojnë apo keqtrajtojnë njerëz.

Seanca në Hagë po vazhdon me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes, pasi avokatja e viktimave dhe prokuroria i kanë përfunduar deklaratat e tyre përfundimtare.

Në seancën e së martës ZPS ka kërkuar që Salih Mustafa të shpallet fajtor për katër pikat e aktakuzës dhe të marrë një dënim prej 35 vjet burgim.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

​Avokatja e viktimave thotë se Salih Mustafa është përgjegjës për vrasje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po dëgjohet deklarata përmbyllëse e mbrojtëses së viktimave në gjykimin kundër ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Avokatja Anni Pues ka thënë se i akuzuari mban përgjegjësi për vrasje, ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor dhe torturë dhe sipas saj ai duhet të ndëshkohet.

Avokatja e viktimave, Anni Pues ka thënë se një person nga të ndaluarit, që pretendohet të jenë mbajtur në Zllash, ka humbur jetën dhe sipas saj për këtë mban përgjegjësi Salih Mustafa.

Pues: I akuzuari është përgjegjës për vrasje dhe për këtë duhet ndëshkuar

“Ne dëgjuam dhe jo më pak nga dëshmitarët e mbrojtjes se i akuzuari ishte përfshirë aktivisht në evakuimin e të plagosurve nga Zllashi, nëse i akuzuari dha urdhëra aktive se çfarë duhet të ndodhte me viktimën ai është përgjegjës, nëse ai nuk u mor më tej se çfarë do të ndodhte me këtë të burgosur të plagosur rëndë, dhe ua la këtë njerëzve të tij, kjo nuk e çliron atë nga përgjegjësia... Pra i akuzuari kishte të gjithë informacionin e nevojshëm për të ditur se një gjë e tillë do të ndodhte, prandaj i akuzuari është përgjegjës për vrasje si dhe për ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe torturë dhe për këtë duhet ndëshkuar”, ka thënë ajo.

Pues ka thënë se Salih Mustafa ka qenë në dijeni se vartësit e tij po kryenin krime dhe nuk ka bërë asgjë për t’i ndaluar ata.

Pues: komandant Cali e ka ditur se çfarë po ndodh në Zllash

“Komandant Cali ishte komandant i BIA-s dhe nuk ka asnjë dyshim, kur ai nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në krimet në fjalë, vartësit e tij e kanë bërë këtë, ai e ka ditur dhe ka pasur arsye të dijë se çfarë ka ndodhur në Zllash, ai ka qenë i pranishëm dhe është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt, ai nuk ka marrë masa për t’i ndaluar ata. Dështimi për të ndërmarrë veprimin e duhur, për të parandaluar apo dënuar aktet e torturës apo krimeve të tjera është përfshirj e tij e drejtpërdrejt dhe ka efektin shtues. Si komandant, zotëri Mustafa ju e keni pasur të drejtën për t’i mbrojtur viktimat, përkundrazi ju dhe njerëzit tuaj keni bërë ndalim arbitrar dhe keni kryer krimet me të cilat janë ngarkuar dhe nën komandën tuaj të paktën njëri është vrarë”, ka thënë Pues.

Sipas saj, nuk ka asnjë dyshim se njerëzit janë ndaluar pa asnjë arsye të justifikueshme.

Pues: I akuzuari mban përgjegjësi për trajtim çnjerëzor të viktimave

“Nuk ka asnjë dyshim që njerëzit janë ndaluar dhe janë ndaluar pa asnjë arsye të justifikueshme dhe në mungesë të një ligji që të mbështeste paraburgimin e tyre. I akuzuari mban përgjegjësi po kështu edhe për trajtimin çnjerëzor të viktimave të cilat kanë dhënë dëshmi para këtij trupi gjykues, si dhe të viktimave të tjera të cilat janë mbajtur në kompleksin e Zllashit. Prokuroria ka përshkruar në hollësi gjendjen në të cilën janë gjetur viktimat dhe abuzimet e tmerrshme që kanë pësuar ato dhe trajtimi çnjerëzor është një sulm dhe ka shkaktuar dhimbje të mëdha. Është ky aspekt çnjerëzor që i bën ata të ndjehen më keq se kafshët duke bërë që disa prej tyre të prisnin më mirë që t’i merrte vdekja”, ka thënë avokatja e viktimave.

Deklarata përmbyllëse e mbrojtëses së viktimave vjen pasi të martën përfundoi deklarata përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

ZPS kërkoi që Salih Mustafa të shpallet fajtor për katër pikat e aktakuzës dhe të marrë një dënim të vetëm prej 35 vjet burgim.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Fillon seanca ndaj Mustafës, mbrojtësja e viktimave dhe avokati do të paraqesin deklaratat përmbyllëse

Ka nisur seanca në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ku mbrojtësja e viktimave dhe mbrojtja e Mustafës do të paraqesin deklaratat përmbyllëse.

Kujtojmë se dje deklaratat përmbyllëse i ka paraqitur zyra e prokurorit të specializuar, të cilët kanë kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me dënim unik prej 35 vitesh burgim.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat