Zbulohet arsyeja pse Kurti e lëshoi më herët seancën e Kuvendit – do të takohet me këtë zyrtar ndërkombëtar

Aktuale

Zbulohet arsyeja pse Kurti e lëshoi më herët seancën e Kuvendit – do të takohet me këtë zyrtar ndërkombëtar

Nga: A.M Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:19
Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu ka treguar arsyen se pse kryeministri Kurti e ka lëshar seancën e Kuvendit më herët.

Kryeziu njoftoi se Kurti nga ora 14 do të takohet me Lajçakun, ku më pas do zhvillojë edhe takime të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat