Sylë Tahirsylajt i hakohet Facebook-u, vajza e tij kërkon të mos bini pre e kërkesave mashtruese

Aktuale

Sylë Tahirsylajt i hakohet Facebook-u, vajza e tij kërkon të mos bini pre e kërkesave mashtruese

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 18:03
Sylë Tahirsylaj

Profesorit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, sot iu hakua llogaria e rrjetit social në Facebook, ku persona të panjohur kanë kërkuar para kinse i duhen për shërim.

Vajza e tij, Donika, ka bërë thirrje që njerëzit të mos bien pre e matrapazëve dhe se babai i saj është shëndosh e mirë, njofton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se babai jonë, Sylë Tahirsylaj, është shëndosh e mirë dhe nuk është i hospitalizuar në spital. Keni kujdes mos bini preh e matrapazëve të cilët po kërkojnë të holla në emër të familjes për shërimin e babait tonë”.

“Passwordi i Facebook-it i është thyer dhe keqbërësit po e keqpërdorin emrin e tij duke kërkuar të holla në emër të tij dhe familjes! Keni kujdes që të mos bini preh e këtyre matrapazëve”.

Ajo, mes tjerash, ka bërë të ditur se llogaria e profesorit tashmë është bllokuar.

Shkodran Imeraj, ka publikuar një mesazh që kishte marrë nga personat që i kishin hakuar llogarinë Tahirsylajt, ku i kërkoheshin 1500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat