Kokaj: Greva është politike, grevistët nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje

Aktuale

Kokaj: Greva është politike, grevistët nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 00:26
Jahja Kokaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, mendon se greva në arsim që është duke u mbajtur tash e saj javë ka karakter politik.

Grevat kanë natyrë politike. Kjo është mjaftë transparente. Transparente për faktin e parë që po e shihni se si ato që i shoqërojnë qëllimet e caktuara politike. Pastaj, bisedat që organizohen, ministria vazhdimisht kanë pasur biseda sociale, kryeministri, deputetët e kështu me radhë”, tha Kokaj.

Sipas tij ata nuk janë të interesuar të gjejnë zgjidhje

“Por ata udhëheqësit grevistë, me këmbëngulësi shihet që nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje. Nëse i bashkoni këta faktorë, nxjerrin rezultatin se grevat dalin politike, është shumë e mjerueshme”,ka thënë Kokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat