​Zgjedhjet e brendshme në LVV, deri tani më së shumti votuan në Mitrovicë

Aktuale

​Zgjedhjet e brendshme në LVV, deri tani më së shumti votuan në Mitrovicë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:10
Alim Rama

Lëvizja Vetëvendosje që nga ora 10:00 ka filluar procesin e votimeve për zgjedhjet e brendshme të partisë. Po ashtu, është hapur edhe platforma online, në të cilën mund të votojnë edhe anëtarët e mërgatës.

Alim Rama, kryesues i këshillit zgjedhor të brendshëm të LVV-së, ka treguar, se si po shkon procesi i këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, deri tani pjesëmarrja në votime ka kaluar pritshmërinë e kësaj partie.

Rama: Deri tash pjesëmarrja është më shumë se sa e kemi pritur

“Ne si LVV dhe si komision zgjedhor i brendshëm kemi hapur mbi 200 vendvotime në të gjitha qendrat dhe pikat. Po ashtu, edhe në të gjitha qendrat mërgatë ku votohet online. Deri tash pjesëmarrja është më shumë siç e kemi pritur. Procesi është duke shkuar në rregull, dhe pa asnjë problem deri tash”, tha ai.

Rama shtoi se siç shihet deri tani ka interesim mjaft të madh nga anëtarët e LVV-së për të votuar.

Rama: Interesimi është shumë i madh

“Raporti i herëshëm që është dalë, ka qenë në Mitrovicë më shumë siç kemi pritur, dhe në të gjitha qendrat po thonë që interesimi është shumë i madh. Po ashtu, kjo po shihet edhe nëpër postime të ndryshme nga anëtarësia”, ka shtuar Rama.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, njëhërit edhe kryetari aktual i LVV-së, garon edhe për një mandat katërvjeçar dhe nuk ka kundër kandidat. Kandidate për GVV, është Alblulena Haxhiu, kandidat për RVV: Behar Jashari.

Kujtojmë se qendrat e vendvotimeve do të mbyllen në ora 19:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat