E rëndë: Për herë të parë zbulohet si u vra ish-ushtari i UÇK-së vetëm 22-vjeçar së bashku me gruan 17-vjeçare, një muaj pas martesës

Aktuale

E rëndë: Për herë të parë zbulohet si u vra ish-ushtari i UÇK-së vetëm 22-vjeçar së bashku me gruan 17-vjeçare, një muaj pas martesës

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:12
Ejup Reka

Ngjarjet e rënda që kishin ndodhur në 18 prillin e 1999-tës në Bërnicë të Prishtinës ishin e vazhdojnë të jenë tejet të rënda.

Nëna që u vra në sy të fëmijëve, babai që u vra poashtu në sy të fëmijëve, djali që i vdiq nënës në prehërin e saj, e historive tjera të rënda, iu bashkohet edhe historia e çiftit Ajvaz dhe Afërdita Reka.

Ajvazi ishte 22-vjeçar ndërsa Afërdita vetëm 17-vjeçare. Së bashku një muaj para tragjedisë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre.

Por, 18 prilli i ‘99-tës rezultoi të jetë tragjik për ta.

I mbijetuari i Masakrës së Bërnicës, Ejup Reka rrëfeu pak a shumë nga historia e dhimbshme e tyre.

Ai tha se Ajvazi ishte regjistruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në ditën kur serbët rrethojnë Bërnicën, Ajvazi e Afërdita kishin mbetur vetëm e të ngujuar në shtëpinë e tyre.

Përkundër sygjerimit që Ajvazi kishte marr nga babai i tij që të mos iknin, ai nuk pranon duke i thënë se në asnjë mënyrë nuk dëshiron t’iu bie në duar serbëve.

“Ata ishin kusherinjët tonë. Kjo nuk ka ndodhë në oborrin tonë. Ata kanë qenë të bllokuar në shtëpinë e tyre. Ajvaz Reka ishte regjistruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 1 muaj nuk kanë pasë kohë martesë… E sygjeron baba i tij, i thotë “mos ik”, ia kthen “vallahi kurrë nuk iu bi në dorë”, dhe kërcen përmes një dritare, e përmes lumit, me shoqën përdore, ai çanë rrugën dhe gati i ikën atij rrëfimi”, tregoi Ejupi.

Atëherë kur mendohej se Ajvazi e Afërdita i kishin ikur tragjedisë, pikërisht atëherë filloi tmerri. Ajvazi 22-vjeçar u masakrua totalisht duke iu shkrepur mbi trup disa rafale, ndërsa, edhe Afërdita ishte plagosur dhe kishte mbetur nën një urë ku dhe kishte humbë jetë.

“Por, larg diku në ara, përmbi shtëpi tonë atje, e masakrojnë…ai ka qenë i masakruar totalisht…se di sa rafale i kanë shkrep mbi të. Bashkëshortja e tij, Afërdita, siç duket edhe ajo plagoset dhe mbetë nën një urë aty, në lumë. Ne nuk e kemi ditë që është e vrarë”, u shpreh Ejupi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat