​Marrëveshja me Rusinë, Tahiri: BE të pezullojë negociatat me Serbinë

Aktuale

​Marrëveshja me Rusinë, Tahiri: BE të pezullojë negociatat me Serbinë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:35
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka reaguar pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë për konsultime në fushën e politikës së jashtme.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të pezullojë negociatat për anëtarësimin e Serbisë, sikurse edhe NATO të pezullojë programet e veta, ndërsa vendet e rajonit të suspendojnë takimet rajonale me Serbinë prezente.

Kjo marrëveshje është fyerje e Serbisë ndaj ndërgjegjes së kombeve të lira”, ka shkruar Tahiri.

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov kanë nënshkruar të premten në Nju Jork, një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Marrëveshja në mes të dy palëve quhet “Plani i konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024”.

Ndaj marrëveshjes ka reaguar edhe raportuesja e PE për Kosovën Viola von Cramon e cila ka thënë se tash është koha që të ngrihen bisedimet për aderimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë. Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në BE pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat